Kopshti Zoologjik i Tiranës, shtëpia e re e 11 kafshëve të 'Safari Park'

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të jetë shtëpia e re për 11 kafshët e 'Safari Park' të Fierit, të cilët u transferuan ditën e dielë nga vendi që Daily Mail e cilësoi parku i ferrit.

Keqtrajtimi dhe gjendja ku kanë jetuar prej vitesh janë të dukshme, jo vetëm tek luani syri i të cili është dëmtuar, por edhe tek një prej arinjve më këmbë të gjymtuar.

Kafshët kanë marrë shërbim të specializur nga veterinerë të fondacionit ndërkombëtar “Katër putrat”.

Ata thonë se kafshëve do iu duhet kohë të përshtaten me habitatin e ri, ndërsa në ditët në vijim do t`ju nënshtrohen një kontrolli të detajuar.

Veterineri, Marc Golkel: Antilopët dhe drerin i lëshuam mbrëmjen e kaluar dhe ata nisën menjëherë të eksplorojnë mjedisin e ri, luanët dhe ariun i lëshuam këtë mëngjes dhe në fakt ata janë pak të stresuar por besoj se iu duhen disa ditë të përshtaten me mjedisin e ri. Në ditët e ardhshme po shohim mundësinë të ndërhyjmë tek luanët.

Qëndrimi në mjediset e Kopshtit Zoologjik të Tiranës do të jetë i përkohshëm.

Pas disa muajsh dhe me përmirësimin e gjendjes së tyre ,tre luanët dhe ariu do të transferohen në Holandë.

EMISIONET