Kontrolli i kaburanteve, Braçe: Kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari kriminale të organizuar

Kontrolli i kaburanteve, Braçe: Kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari

Prej ditës së djeshme së djeshme, Tatimet dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kanë nisur aksionin për kontrollin e karburanteve. Në fokus të tyre janë pompat, kalimi i tyre nga regjimi automatik në atë manual.

Sot aksioni u ndoq dhe nga numri dy i qeverisë,Erjon Braçe, i cili ngriti shqetësimin për nivelin e lartë të evazionit fiskal në këtë sektor.

Erjon Braçe: Është një sjellje konstante e qeverisë në betejë kundr informalitetit, transaksioneve të paligjshme dhe që fat të keq deri vonë në evazion fiskal. Tregu i karburanteve është tregu më i madh në vend dhe jemi të detyruar të përqëdrohemi shumë fort në këtë treg me qëllim që të legalizojmë dhe legjitimojmë çdo transaksion përmes kuponit tatimor dhe faturës tatimore, qoftë ky një litër, qoftë ky një autobot.

Braçe tha se problemet e konstatuara gjatë një kontrolli të kryer në fillim të muajit korrik ka detyruar institucionet të rikthehen sërish në gusht.

Erjon Braçe: 25 ditë të shkuara është zhvilluar një kontroll në tregun e kaburanteve në zonën  Elbasan-Tiranë-Durrës dhe ku për fat të keq kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari kriminale të organizuar. Struktura e Hetimit Tatimor ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit këtë aktivitet kriminal dhe për këtë arsye dy ditë të shkuara janë vënë në pranga persona të një kompanie që manipulonte kasat fiskale të pompave të karburantit. I kalonte në regjim manual, i ndaluar me ligj. Për këtë arsye jemi rikthyer në tregun e karburanteve, duke filluar nga shumica tek sh.a në Porto Romano që herën e parë i gjetëm në regjim manual për ti kaluar në regjim automatik dhe vendosur aparatet fiskale. Procesi do të zhvillohet me çdo pompë me shumicë dhe pakicë në gjithë vendin. Kjo histori ka filluar dhe nuk mbaron.

Braçe tha se përmes këtij aksioni presin të verifikojnë deklarimin e shitjeve dhe TVSH që duhet të arkëtojnë nga çdo shitje.

Një apel pati për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin në tregun e karburanteve por jo vetëm.

Erjon Braçe: Kam një thirrje për secilin. Të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefonit të askujt nëse nuk janë në rregull me ligjin.Nuk i hapet telefoni, mund ti hapet telefoni por nuk e ndihmon askush deri në momentin që do të kthehet në ligjshmëri.

Braçe shtoi se paralelisht po verifikohet edhe cilësia e kaburanteve.

Ndërsa Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, nënvizoi se historia e shitjes së karburantit pa kupon duhet  të përfundojë njëherë e mirë.

EMISIONET