A konsumuat drogë në videoklip? Përgjigjet 'Çika e Taynas'

'Çika e Taynas' ishte e ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora.

Modelja Romina Hodaj qëndroi në krah të reperes së famshme në videoklipin e saj të fundit 'Kce'.

Ajo tha se u quajti nga fansat në mediat sociale si 'Çika e Taynas'.

"Kam marrë pjesë në videoklipin e fundit të Taynas. Në fillim të videoklipit jam gjithmonë në krah të Taynas dhe në krahun tjetër është Kejvina.

Ose siç më kanë quajtur rrjetet sociale 'Çika e Taynas'. Sepse jam gjithmonë në krah të Tanjës në videoklip,"-tha ajo.


Iu përgjigj dhe pyetjes se konsumuat drogë në videoklip: "Jo nuk abuzuam me drogë. Nuk e kam qejf bari. Ne nga Vlora merremi me këto gjëra por jo."

EMISIONET