Kongresi vetëm parfumosi xhenazen e PS-së

Kongresi vetëm parfumosi xhenazen e PS-së

Rilindja mblodhi Kongresin në Tiranë. E quajti elektoral, sepse gjoja do të përcaktonte kandidatët për kryetarë bashkie, kur edhe çiliminjtë e dinë se kandidatët nuk dalin nga anëtarësia, por nga xhepi i kryetarit. Por kështu vendosi sulltani i Rilindjes, që sot, në mes të kongresit, bëri edhe një megashow te ‘Nënë Tereza’ për të prezantuar shërbëtorin e tij në krye të bashkisë së Tiranës për një mandat tjetër shkatërrimtar për Tiranën, të mbushur me njerëz të sjellë aty forcërisht dhe të kërcënuar me bukën e gojës. Harxhoi mbi gjysëm milioni euro për një tallje publike me Tiranën, në sheshin që mban emrin e humanistes së madhe shqiptare, kur qindra mijëra shqiptarë nuk kanë bukë në tryezat e tyre, të zhytur në skamje dhe mizerje nga mungesa e qeverisjes së përgjegjshme.

PS-ja është një parti autokratike, e kapur dhe e kriminalizuar në çdo nivel të saj, mburojë e oligarkisë dhe mafies së krimit dhe korrupsionit, armike e lirisë dhe sovranitetit të popullit. PS ka vdekur. Misioni i saj dhe i elitës së sotme politike ka mbaruar. Kongresi i sotëm nuk kontribuoi për asgjë, e thelloi krizën që ka pllakosur parlamentin dhe sistemin politik. Vetëm partia ZGJIDHJA ka alternativë. Ajo ka propozuar paktin e madh kombëtar gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës së rëndë të sistemit politik, sistemit zgjedhor dhe institucioneve kushtetuese të Shqipërisë. Kongresi i sotëm i PS vetëm sa e parfumosi kufomën e saj.

E kisha paralajmëruar katër vite më parë shkatërrimin të PS-së nga sekti i Rilindjes, rrëmbimin e të gjitha kompetencave të forumeve dhe anëtarësisë nga një njeri i vetëm. Në 2 prill 2017 deklarova se Rama po e çon PS-në në humnerë dhe Shqipërinë në destabilizim, ato fjalë që sot socialistë të vjetër si Arta Dade po i artikulojnë përditë. Asokohe kërkova që PS të çlirohej nga Edi Rama dhe të bëhej parti e përgjegjshme, të shtynte për në vjeshtë zgjedhjet parlamentare që ishin parashikuar më 18 qershor dhe të kontribuontr për një kod të ri zgjedhor, kërkesa që janë kaq aktuale sot.

EMISIONET