Tashmë është zyrtare. Henrick Mkhitaryan nuk do të jetë prezent në finalen e UEFA Europa League.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ku aktivizohet mesfushori, Arsenal, e cila komunikon lajmin e fitores së radhës të politikës mbi sportin.

" Ne jemi shumë të zhgënjyer për të njoftuar se Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën për finalen e UEFA Europa League kundër Chelsea. Ne kemi tentuan të gjitha mundësitë që Micki të jetë pjesë e skuadrës, por pasi kemi diskutuar këtë me Micki dhe familjen e tij kemi rënë dakord kolektivisht se ai nuk do të jetë me ne në këtë transfertë. Ne kemi shkruar në UEFA duke shprehur shqetësimet tona të thella për këtë situatë.

"Micki ka qenë një lojtar kyç në rrugën drejt finales kështu që kjo është një humbje e madhe për ne nga perspektiva e ekipit. Ne jemi gjithashtu shumë të trishtuar që një lojtar do të humbasë një finale të madhe evropiane në rrethana të tilla si kjo, pasi është diçka që vjen shumë rrallë në karrierën e një futbollisti. Micki do të vazhdojë të jetë pjesë e përgatitjeve tona derisa të nisemi për në Baku në fundjavë ".-thuhet në deklaratën e klubit anglez.

Ky vendim ekstrem është marrë si rezultat i konfliktit politik që përfshin Armeninë dhe Azerbajxhanin, vendi i lindjes së Mkhitaryan dhe shtetit ku do të luhet finalja e këtij sezoni në Europa League.

Siguria e ofruar nga qeveria e Azerbajxhanit nuk e ka bindur Arsenalin që ta përfshijë ish-yllin e Manchester United për këtë takim, duke e lënë në Londër. Finalja e Europa League do të luhet të mërkurën e 29 majit.

/Ora News.tv/