Efektivi i FNSH-së plagos kushëririn

Efektivi i FNSH-së plagos kushëririn

Një konflikt i çastit mes dy kushërinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve në zonën e Pezës në fshatin Dorëz të kryeqytetit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. 

Enver Karaj është plagosur nga kushëriri Flamur Karaj, i cili është vënë nga pranga nga policia.

Menjëherë pas ngjarjes i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit, ku i është nënshtruar operacionit. 

Autori raportohet se është punonjës i FNSH.

"Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur  me armë zjarri shtetasi  E.K,  i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore. Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në polici,"-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET