Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Zaganjori është i dyti gjyqtar nga kjo gjykatë që kalon sitën e vettingut pas  gjyqtarit Edmond Islamaj. Diten e merkurë pritet vendimi i KPK-së për gjyqtarin Ardjan Dvorani.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do vijojë të qëndrojë në sistem. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë.

Vendimi u shpall në mesditë ndërkohë që vete Zaganjori nuk ishte i pranishem, duke preferuar ta ndjek vendimin nga zyra e tij.  

Ne seancën dëgjimore  të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë  kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, ne deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.

Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë vijon të ketë 6 anëtarë pas shkarkimit nga KPK të tre anëtarëve.  

Po këtë të martë, KPK zhvilloi seancë dëgjimore edhe me prokurori e Prokurorisë së Korçës, Elsion Sadiku.

Prokurori Sadiku kishte  deklaruar si pasuri  bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.

Por, KPK kishte konstatuar probleme  në lidhje me deklarimet qe ishin bere nga bashkëshortja e prokurorit, e cila sipas KPK-së nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të blere pajisje dentare.        


/Ora News.tv/