Dëshmitari X kërkoi azil politik në Kosovë, ministri: Po kryhen procedurat

Dëshmitari X kërkoi azil politik në Kosovë, ministri: Po

Autoritetet kosovare po kryejnë të gjitha procedurat për kërkesën për azil politik të Albert Veliut, të ashtuquajturit bashkëpunëtori X në audiopërgjimin e publikuar nga PD.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Bejtush Gashi, gjatë një inspektimi në pikat kufitare me Shqipërinë konfirmoi zyrtarisht kërkesën e Veliut për azil politik në Kosovë dhe theksoi se vendimi do të merret në zbatim të plotë të Konventave ndërkombëtare.

Bejtush Gashi: "Po ka kërkuar azil. Po kryhen të gjitha procedurat, Kosova është e detyruar të respektojë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe aktet që lidhen me këtë. Po kryhen të gjitha procedurat e obliguara"

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, sot vizitoi pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec. Vizita e parë realizohet në Morinë pastaj do të vizitohet pika e kalimit në Shishtavec.

Më 28 maj policia e Kosovës ndaloi Albert Veliun, e njohur si bashkëpunëtori X në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.  Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Në Shqipëri më 17 maj 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Ndërsa më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305  i Kodit Penal.

Pas publikimit të auidopërgjimit Agron Xhafaj iu vetëdorëzua autoriteteve italiane  për të kryer dënimin e marrë  nga drejtësia e këtij vendi. PD e quajti këtë veprim si qëllim për të mbyllur hetimet në Shqipëri. 


EMISIONET