Konferenca e donatorëve: Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin

Konferenca e donatorëve: Britania dhuron 1 milion paund për

Britania ka dhuruar 1 milion paund për procesin e rindërtimit. Ka qenë ambasada e Britanisë që ka bërë të ditur këtë fakt nëpërmjet një statusi në Facebook.

''Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve "Së bashku për Shqipërinë" që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike'', shkruan ambasada.


EMISIONET