Koncerti i festave të nëntorit do t'u dedikohet të prekurve nga tërmeti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2019, 20:12
Kryerministri, Edi Rama, njoftoi se qeveria po organizon një koncert të madh, synimi i të cilit do të jetë që të bëjë bashkë njerëzit që duan të dhurojnë për banoërt e prekur nga tërmeti.
Rama: Po përgatisim një koncert të madh i cili duhet duhet të ishte koncerti i festave të nëntorit, tani po riformësohet. Do të jetë i shkëlqyer sa i takon muzikës, por gjithashtu do të synojë të bëjë bashkë ata njerëz që duan të dhurojnë. Ua thashë që tua thoni këtë gjë investitorëve tuaj këtu.