Këto tavolina janë kthyer në pikën e grumbullimit për komunitetin rom dhe egjiptian.

Në fashën e orarit kur lejohet qarkullimi, këta qytetarë e kalojnë kohën duke lujatur domino, ndërkohë aty fshehur qëndron hapur një lokal që ofron kafe dhe pije freskuese.

Ankesa kanë vetëm për faktin se nuk i lejojnë të punojnë për riciklimin e mbetjeve.

"Nuk kemi asnjë lek, shkoi çuni të mblidhte kanaçe dhe nuk e la policia, më erdhi në shtëpi. Na fikën fare."

"Duam bukë dhe ushqime se jemi të izoluar brenda".

Ka edhe nga ata që përpiqen të punojnë në fshehtësi të forcave të policisë. Ata akuzojnë qeverinë se nuk kanë marrë ndihma prej saj.

"Pa bukë në shtëpi jemi, çfarë bën ky shteti jonë? A mendon për fukarenjtë? Asnjë lloj ndihme nuk kemi".

"Edi Rama, vetëm me fjalë se asgjë".

Ndërkohë që grupi i xhirimit të Ora News filmonte në këtë zonë, një prej qytetarëve në këtë lagje nuk e ndërpreu në asnjë moment ankesën për mungesën e punës dhe ushqimeve.

/Ora News.tv/