Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit thirrje qytetarëve: Bëhuni pjesë e vettingut

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit thirrje qytetarëve: Bëhuni

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit inkurajon qytëtarët që të bëhen pjesë e procesit të rivlerësimit të figurës dhe aftësive profesionale të gjyqëtarve dhe prokurorëve.

Institucioni, përmes një njoftimi për shtyp ka shpërndarë formularin e denoncimit si dhe kërkon ndihmën e opinionit publik në procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga elemëntët e korruptuar.

Ky është formulari përmes së cilit cdo qytetarët mund të denoncojnë prokurorët apo gjyqëtarët që kanë shkelur ligjin.

Formulari është i organizuar në bazë të tri kritereve që përdoren për rivlerësim, vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës si dhe vlerësimi i aftësive profesionale dhe ai mund të plotësohet në faqen online të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo në zyrat pranë këtij institucioni.

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit është vetëm një nga hallkat që do të pastrojë sistemin e drejtësisë dhe misioni i tij nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave por të mbledhë të dhëna lidhur me veprime korruptive të tyre që kanë ndikuar në vendimmarrje.

Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortet e para në lidhje me listën e subjekteve prioritarë konform ligjit.

Por Pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë janë edhe Kolegji i Apelimit si dhe Komisioneri Publik.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me të shkuar kriminale.

Ky proecs është kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët të cilët kanë kontribuar në hartimin e reformës në drejtësi dhe kanë kërkuar dënimin prokurorëve dhe gjyqëtarve që kanë shkelur ligjin. 

 

EMISIONET