Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet, i tërheq "veshin" Partizanit

Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet, i tërheq "veshin"

Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës është mbledhur për të dhënë vendimet e javës së kaluar të ndodhur në Shqipëri.

 Duke parë që kampionatet në vend u ndalën këtë fundjavë, Disiplina ka nxjerrë dënimet për ato që kanë ndodhur një javë më parë. Nga Superliga, Partizani është paralajmëruar se do të ndëshkohet nëse vonon më lojën, ndërsa dënimet e tjera janë për Kategoritë e tjera.

 Albpetroli dhe Luzi 2008 janë dënuar me nga 6 ndeshje pa tifozë, si dhe gjobë 100 mijë lekë, që do aplikohet në masën 20%. 

Më poshtë, vendimet e plota.

1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyë, duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

3. KF Sopoti, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke shkaktuar nderprerjen e lojes, ne baze te Nenit 65 te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) Leke. Ne zbatim te Nenit 117 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%,

4. Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes duke perdoru fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/1/a te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i Kelcyres Nazmi Gaba, per goditje ndaj kundershtarit, ne baze te Nenit 47/1/e të KDS, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, per goditje me grusht të kundershtarit, ne baze te Nenit 47/2/b te KDS denohet me 9 (nente) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Ne baze te Nenit 19 te KDS, zyrtarit i ndalohet qendrimi ne stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin perreth fushes.

7. Sh.S Albpetrol, per sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes e duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojes, ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

9. Rrezimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

EMISIONET