Komisioni i BE jep 15 milionë euro fonde, Rama: I rëndësishëm konfirmimi i konferencës së donatorëve

Komisioni i BE jep 15 milionë euro fonde, Rama: I

Kryeministri Edi Rama tha se fondi prej 15 milionë eurosh të akorduar nga Komisioni i Evropian është një fond emergjence i nxjerrë nga portofoli i Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në një video Live në Facebook, Rama tha se gjëja më e rëndësishme është konfirmimi i konferencës së donatorëve.

Ai shtoi se i ka kërkuar BE që maksimumi i mbajtjes së kësaj konference të jetë në janar.

Edi Rama: “Komisioni dha 15 milionshin e parë. Është fond që e kanë nxjerrë nga emergjenca nga portofoli i Komisionerit qe ka zëvendësuar Hahn. Gjëja më e rëndësishme është që u konfirmua konferenca e donatorëve. Do bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së. Ndërkohë që më thanë që po punojnë edhe për kërkesën tonë që të gjithë fondet e Shqipërisë të mblidhen në një paketë. E gjitha duket mirë, duket goxha mirë. Datën nuk di ta them por i thashë që padiskutim duhet të bëhet nga janari, padiskutim.”

Rama tha se mbrëmjen e sonte do jetë i ftuar tek emisioni i Bruno Vespa ku do bëjë thirrje për solidaritet dhe mbështetje.

Edi Rama: “Të shkojmë edhe tek Bruno Vespa. Do motivohen njerëzit. Do bëjmë thirrje për sensibilizim dh mbështetje sepse tani duhet mbështetja e të gjithëve. Do i bëjmë tonat sepse nuk do presim çfarë do të bëjnë të tjerët sepse janë gjëra që i kalojmë bashkarisht.”

EMISIONET