Iu deshën 26 vite për tu rikthyer te titulli kampion në Kategorinë Superiore dhe 15 vite te Superkupa e Shqipërisë.

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë 2019, për herë të dytë në historinë e tij. Të kuqtë kompletuar dopietën e tyre të trofeve në një sezon për tu vlerësuar, teksa mposhtën pas shtesave 4-2 Kukësin. Një tripletë e Brian Brown zhvlerësoi dopietën e Mustës, i cili nga ana e tij kishtë përmbysur avantazhin e Partizanit të krijuar nga Mala që në minutën e 6-të të takimit. 

Nën dritat e prozhektorëve, "Elbasan Arena" mori "flakë" pas ekzekutimit të himnit të Flamurit dhe me fërshëllimën e kryesorit, Eldorjan Hamiti u duk se takimi nuk do të përfundonte kurrë. E në fakt, ashtu edhe rezultoi, me Malën që iu deshën vetëm gjashtë minuta për të dërguar në delir tifozët e kuq.

Pësimi i këtij goli zgjoi Kukësin, që u hodh në sulm, por u ndal nga shtylla. Gjithsesi, të njëjtin fat nuk e kishte Musolli, që përfitoi nga përhumbja e mbrojtjes së "demave" dhe pasi dribloi Hoxhën shtyu sferën drejt rrjetës dhe "zbriti" në fushë festimin tipik të Cristiano Ronaldos.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me Musollin që studioi sërish yllin portugez të Juventusit për të ekzekutuar një goditje dënimi kryevepër. Ishte sërish mesfushori që me një goditje të fortë tundi për herë të dytë portën e Hoxhës dhe kaloi në avantazh Kukësin. Pak minuta më  vonë, Maliqi kishte shansin për të "vrarë" ndeshjen, por nga fare pranë goditi traversën.

Kjo i dha shpresa teknikut, Franco Lerda, i cili lëvizi kartat dhe hodhi në fushë një ekip më sulmues, mes të cilëve edhe Broën. Ishte pikërisht xhamajkani ai që rezultoi edhe asi nën mëngë për të kuqtë, që përmbysen gjithçka me 3 golat që mbajnë firmën e Brown.

Fillimisht, sulmuesi i ardhur në këtë merkato vere realizoi në minutën e 88-të për 2-2, rezultat që e dërgoi në shtesë takimin, aty ku Broën kishte ruajtur në repertorin e tij edhe dy perla të tjera.

Përfundimisht 4-2 dhe Partizani ngjitet në majën e futbollit shqiptar pas shumë vitesh. Ndërkohë, Kukësit i duhet të rregullojë gabimet e evidentuara në këtë 120 minutësh, pasi takimi i 24 gushtit, pikërisht ndaj Partizanit për kampionat nuk të lë shumë hapësira.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

Mbyllet i gjithë takimi. Partizani fiton për herë të dytë Superkupën e Shqipërisë.

106' Nis shtesa e dytë

105' Mbyllet pjesa e parë e shtesës

99' Këmbëngulje e gjatë e Çinarit që i merr kohën kundërshtarit dhe në hyrje të zonës tenton pasimin për Bardhi,që lë gjithçka për Broën, i cili kompleton tripletën


94' Aksion brilant nga Partizani. Mala gjen Trashin në të majtë, që hedh një top në zonë dhe Broën e kontrollon mirë sferën dhe me të majtën kalon në avantazh Partizanin.


91' Nis shtesa e parë

Mbyllet koha e rregullt. Takimi i drejtohet shtesave

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për të pasur një padron të Superkupës së Shqipërisë. Partizani dhe Kukësi dhuruan një takim spektakolar në "Elbasan Arena", me kohën e rregullt që u mbyll me shifrat e barabarta, 2-2. Ishte Mala ai që kaloi Partizanin në avantazh, por Musta me një dygolësh përmbysi gjithçka në favor të Kukësit. Kur u duk se do ishin verilindorët ata që do të ngrinin lart trofeun, Broën godet në dy kohë për të dërguar sferën në rrjetë dhe takimin që i drejtohet shtesave.  

90' Akordohen 3 minuta shtesë

88' Trashi hedh një top në zonë. Brown mposht Avdylin në dy kohë, Partizani barazon shifrat. 2-2.


81' Tjetër zëvendësim te Kukësi. Markovanbasten Çema merr vendin e Gavazaj

77' Zëvendësim te Partizani. Çinari merr vendin e Melos

75' Gavazaj gjen hapësira në mbrojtjen e Partizanit. Futet në zonë dhe shërben për Maliqin në shtyllën e dytë, që me portën e boshatisur godet për herë të dytë traversën.

65' Zëvendësim te Kukësi. Shkurtaj largohet nga fusha. Daku merr vendin e tij

56' Kukësi fiton një goditje dënimi rreth 25 metra larg kuadradit. Ekzekutimin e tij e merr përsipër Musta, i cili shfrytëzon hutimin e kundërshtarëve dhe lëshon një predhë që ndalet vetëm nga rrjeta. Kukësi në avantazh.


49' Zëvendësim edhe te Partizani. Asani i lë vendin Jurgen Bardhit

47' Top nga mesi i fushës, Et'hemi i shkëputet mbrojtjes dhe i vetëm përballë Hoxhës godet, por sfera përfundon në traversë dhe jashtë

46' Zëvendësim te Kukësi. Rroca mbetet jashtë, Bruno Lulaj merr vendin e fantazistit. Partizani e Kukësin në kërkim të golit të fitores

46' Rikthehen në fushë dy skuadrat, por jo gjyqtarët. Vonesa para finales së pjesës së dytë.

Mbyllet pjesa e parë:

Nuk ka fitues në pjesën e parë të finales së Superkupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Kukësit. Një 45 minutësh që nisi në një nivel mjaft të ulët, por nga minuta në minutë skuadrat arritën që të gjenin ritmin, duke arritur edhe te goli. Fillimisht ishin kampionët në fuqi të Superligës ata që kaluan të parët në avantazh.

Ishte Mala ai që përfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes verilindore dhe me të djatthtën shkundi rrjetën kundërshtare. Ndërkohë, reagimi i Kukësit nuk vonoi shumë, me Mustën që shënoi për 1-1 dhe solli në "Elbasan Arena" festimin epik të Cristiano Ronaldos.


45' Akordohen 2 minuta shtesë

39' Emiliano Musta i kalon të gjithë, barazon shifrat dhe feston si Cristiano Ronaldo.


35' Tjetër karton për Partizanin, ndëshkohet Telushi

32' Karton i verdhë për Malën

27' Lëvizje e bukur nga ana e Melos. Kotobelli "kapet"  mat dhe shkakton faull, për tu bërë lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.

24' Limaj tenton të befasojë Alban Hoxhën. Gardiani i Partizanit lexon gjithçka dhe e dërgon në këndore

20' Kronometrohet minuta e njëzet. Partizani mundohet të ruaj avantazhin e arritur prej golit të Mala. 

6' Vjen goli i parë i finales, Mala shënon për 1-0 dhe kalon Partizanin në avantazh


1' Nis takimi në "Elbasan Arena", topin e parë nga qendra e nis Partizani


Linku për të parë ndeshjen

Dy teknikët, Franco Lerda dhe Shpëtim Duro kanë zbuluar edhe lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë.





/Ora News.tv/