1 Pse shqiptarët nuk e kanë vetëdijen komunitare dhe si rrjedhim nuk arritur të formohen si kombësi duke ngelur në gjëndje para shtetërore me funksionim klanor.

2. Shqiptarët presin që të vij “shpëtimtari”! Kur ky ju vjen "shpëtimtari" dhe del xhahili, shqiptarët duan të largojnë “shpetimtarin” njeriun diell dhe të sjellin hënën të zbardhi natën terr nga dielli ferr. Ky riciklim vazhdon pambarim.

3. Për të ardhur tek riciklimi, nuk jam dakort që Shqiptarët rrëzuan komunizmin në dhjetor 1990. Pse? Së pari, revoltat e studentëve të 1990 për t'i ulur këto nga shtypja dhe varfëria ekstreme dhe izolimi total I Shqipërisë, regjimi orkestroi dhe manipuloi këtë zemerim popullor kaotik, pa ide, pa filozofi, pa strategji, pa e pa..... duke krijuar me “heronjtë dhjetoristë" dhjetoristë "pluralistë" politik me bashëpuntorë të sigurimit dhe antare të PPSh, komuniste-antikomunistë duke filluar me Berishen, ashtu si dhe me M. Budinën që përmënd gjithë diten gjate perpjekjeve të aleancës për mbrojtjen e Teatrit, (e drejtë si levizje dhe rezistencë) se ashtu si në 1990 që u ngrit si dragua për të shembur komunizmin me teser partie në xhep si komunist, do të bëj të njëjtën gjë edhe tani. Do të shembë regjimin e Rames! Me Lulin, Saliun, Monikën, Ilirin për të ruajtur Teatrin që tani vdiq dhe për të risjelle demokracinë në Shqipëri që as ka lindur kurrë dhe as ka funksionur. Kjo sepse ndryshimet historike në Shqipëri nuk kanë ardhur nga posht lart në menyrë organike, por kanë ardhur nga lart poshtë si çpo ndodh këto 30 vjet me riciklimin e të njejtave elita që janë establishmenti që ka krijuar këtë gjendje hibrite demon-kriptokracie..

4. Shoqërisë shqiptare i mungon boshti moral i një shoqerie.

Ankojne politikën, po si kjo është media. Ankojnë median por si kjo janë shkrimtarët, artistet, pra ajo që në çdo vënd quhet elita e nje vendi. Shqiptaret nuk kanë elita se nuk kanë vërtetësisht këto grupime që permënda me lart, pavarsisht etiketave dhe shamiave në xhep të xhaketes dhe papionëve dhe flokeve me xhel, në realitet janë deng pa markë.

Kjo situate pathetike krijon pastaj inflacionimin e çdo gjeje duke krijuar nje neveri në inbicilitetin e raportit të vlerarave, ku banaliteti antivlerave dhe harbuterisë dhe banditizmit, shikohen dhe aplikohen si raport vlerash.

Me përmbysjen ë Rames shoqeria shqiptare duhet të filloj dhe permbysjen e vetvetes, duke permbysur genjeshtrat dhe fallsitetin si manipulim simulim i kulturës se shoqërisë që ka arritur në këtë pike. Duke ngritur moralin brënda vetes gjithkush në raport me veten, duke parë njeri tjetrin në sy për të verteten.

Shqiptaret janë ende shumë larg kësaj si strukture psiko-emicionale, kulturore, politike dhe shtetërore për tu ballafaquar me vetveten. Këtë e tregon i gjithë banaliteti dhe vulgariteti i diskursit, social, politk, mediatik, kulturor.

/Ora News.tv/