Kanceri i prostatës është sëmundja më e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar që prek meshkujt, të cilët mund të humbin jetën nëse nuk e trajtojnë.

Komediani me famë botërore, Stephen Fry po rikuperohet nga operacioni i kancerit të prostatës duke thënë se gjithcka shkoi shumë mirë.

Ai bëri ndërhyrjen në fillim të janarit, gjë të cilën e bëri të ditur për publikun nëpërmjet postimeve në faqen e tij online.

Stephen tha se ishte kancer i rrezikshëm por fatmirësisht nuk ishte përhapur për të prekur organet e tjera.

Stephen Fry: Për momentin jam mirë dhe i lumtur dhe doja t’ju lajmëroja që të merrnin fund spekulimet. Ajo që po bëj tani është rikuperimi.

Disa fjalë të tij shkaktuan të qeshura, ku tregonte se ishte mësuar me idenë e diagnozës së sëmundjes.

Stephen Fry: Shihja veten dhe thoja, kam kancer. O zot, Stephen, ti nuk je ai tip njeriu që mund të ketë kancer. E di që është thënie e vjetër, por asnjëherë nuk ta merr mendja që mund të të ndodhë ty.

Në fund të videos, komediani tha se ndihet i lumtur që kanceri i mori fund, duke i nxitur të tjerët që të bëjnë kontrolle për të zbuluar nëse vuajnë nga ndonjë problem kaq serioz për jetën.

/Ora News.tv/