Kombëtarja u-19 e Kosovës ka arritur një sukses historik, pasi është kualifikuar në Evropianin "Skocia 2019". Në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit 9, vajzat kosovare kanë mposhtur Estoninë, me rezultat 5-1.

Një fitore që i ka klasifikuar si skuadra e dytë më e mirë e vendeve të treta në grupe duke i dhënë dritën jeshile për të konkuruar në raundin final.

Pas këtij suksesi historik nuk kishte si të mungonte dhe festimi me shqiponjë e futbollistëve kosovare.

/Ora News.tv/