Kombëtarja U-17/ Fitore morale ndaj Azerbajxhanit, goli i Mitaj i eliminon

Kombëtarja U-17/ Fitore morale ndaj Azerbajxhanit, goli i Mitaj i eliminon

Kombëtarja kuqezi e U-17 e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve për kualifikimin në Europianin e kësaj moshe. Skuadra e drejtuar nga Dzemal Mustedanagic mposhti 1-0 Azerbajxhanin.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Mario Mitaj në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë që në fraksionin e dytë, kuqezinjtë e vegjël shfrytëzuan edhe superioritetin numerik, pasi Azerbajxhani e mbylli takimin me 8 lojtarë.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria u pozicionua e treta në grupin 8, por që nuk i mjaftoi për tu kualifikuar si e treta më e mirë, duke u eliminuar.

EMISIONET