Tre humbje në po kaq ndeshje.

Është ky bilanci i kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave U-17 regjistruar në fazën e grupeve të Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë. Vajzat e rrjetës u "thyen" edhe nga Bosnje-Herzegovina 3-0 (25-17, 25-7, 25-17) në takimin e fundit në grup, duke u renditur në vendin e fundit të Grupit A me tre humbje.

Dominimi i vendaseve ishte i frikshëm, me setin e parë dhe të tretë që e mbylli me rezultat të njëjtë, 25-17. Ndërkohë, për tu harruar ishte seti i dytë për kuqezinjtë, që nuk shkuan më shumë se 7 pikë.

Turneu do të vijojë me ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për renditjen përfundimtare. Sfida e radhës për Shqipërinë është ajo ndaj Greqisë, për vendet 5-10).

/Ora News.tv/