Kombëtarja e femrave në superformë, korrin suksesin e dytë rradhazi ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e femrave në superformë, korrin suksesin e dytë

Pas fitores së parë kundër Lituanisë, kombëtarja shqiptare e femrave U-16 ka korrur një tjetër sukses në ndeshjet kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Vajzat kuqezi fituan ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 3-1. Golat u shënuan nga Qosja në minutën e 19', Coka në të 44’ dhe Shahaj 60’.

Ndërsa për Gjeorgjinë shënoi Sulashvili në minutën e 21. Kombëtarja e femrave e drejtuar nga tekniku Agustin Kola ka rritur dhe interesimin e të rinjve ku në ndeshjen kundër Gjeorgjisë ishin rreth 5 mijë tifozë.

Nxënës dhe studentë mbushën stolat e impiantit të ri të futbollit "Air Albania Stadium".

Kombëtarja U-16 e femrave do të luajë dhe ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi ditën e dielë, 16 shkurt në orën 14:00.

Në fund të takimit me Gjeorgjinë, vajzat kuqezi u bënë thirrje tifozëve që t'i mbështesin dhe në përballjen e fundit që do të zhvillohet sërish në "Air Albania Stadium" ku hyrja do të jetë falas.

EMISIONET