Kombëtarja A e femrave miqësore me Malin e Zi dhe U-19 me Maqedoninë

Kombëtaret A e femrave në futboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi.

Miqësoret, përfaqësuesja A do ti zhvillojë në Podgoricë, përkatësisht:

Dt.06.06.2018, Mali i Zi – Shqipëri ora 19:00 në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.

Dt.09.06.2018, Mali i Zi – Shqipëri ora 18:00 në qendrën stërvitore të ekipeve Kombëtare të Malit të Zi.

Ekipi përfaqësues për këto dy ndeshje testuese do të grumbullohet në datat 2-9 qershor në Shkodër.

Po ashtu edhe kombëtarja e femrave U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore të planifikuara nga sektori i ekipeve kombëtare në FSHF:

Dt.04.06.2018, ora 17:00 Shqipëria U-19 – Maqedonia U-19 në stadiumin “Skënderbeu” Korçë.

Dt.06.06.2018, ora 17:00 Maqedonia U-19 – Shqipëria U-19 në stadiumin e Ohrit, Maqedoni.

Ekipi përfaqësues i U-19 për këto dy ndeshje testuese do të grumbullohet në datat 1-6 qershor në Pogradec.

Kombëtarja A e femrave

/ATA/

EMISIONET