Kombëtarja e femrave/ Krasniqi dhe Bajramaj të bindura: Do të hyjmë në elitë

Kombëtarja e femrave/ Krasniqi dhe Bajramaj të bindura: Do të

Kombëtarja e femrave është tashmë një realitet në futbollin elitar në kompeticionet ndërkombëtare. 

Vajzat kuqezi do të luajë në datën 8 nëntor kundër Skocisë në një ndeshje zyrtare në “Elbasan Arena”. Në konferencë për shtyp ditën e sotme, kanë dalë dy futbollistet, Qëndresa Krasniqi dhe Zylfije Bajramaj të cilat janë shprehur optimiste për ndeshjen e së premtes.

Krasniqi: “Normal që kemi ardhur për fitore. Shpresoj të japim maksimumin për të marrë fitoren por më e rëndësishme është të jemi mirë si ekip. Normalisht shpresojmë të kemi rezultate. Arma më e fortë është që jemi të bashkuara shumë me njëra-tjetrën dhe shumë të lidhura. Shpresoj që kjo të na ndihmojë. Shpresoj të kemi tifozë sepse na japin më shumë forcë për të luajtur”.

Barjamaj: “Harmonia është shumë e mirë pasi dje kemi kaluar mirë. Edhe pse nuk ishim të gjitha vajzat, shpresojmë në rezultat pozitiv. Jemi të bashkuara. Normal ne duam 3 pikë por kënaqemi edhe me 1 pikë".

EMISIONET