Kola: Rama merr vetëm propozimet e ODIHR-it sepse i shkon përshtat interesave të tij elektorale

Kola: Rama merr vetëm propozimet e ODIHR-it sepse i shkon përshtat

Megjithë përpjekjet e mëdha të ndërkombëtarëve, ende nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore midis palëve politike.

Sipas analistit Vehap Kola, kryeminsitri Rama po imponon një standard autokratik, dhe do të miratojë një reformë ku palët nuk do të jenë të barabartë.

Vehap Kola: ''Reforma elektorale e këtij viti është një hap pas nga tradita që ishte krijuar me reformën elektorale të para 2013-ës, ku opozita gjatë pushtetit të PD bënte propozimin, dhe mbi atë propozim bëheshin zgjedhjet. Ndërsa standardi që po imponohet tani nga Rama është standard autokritik, tipik për një regjim hibrid që do të miratojë një reformë, në tavolinë nuk do jenë të barabartë. ''

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Beti Njuma, Kola u shpreh se Rama ka marrë vetëm propozimet e ODIHR-it pasi i shkojnë përshtat interesave të tij elektorale.

Vehap Kola: ''Do të shfrytëzojë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, të ambasadorëve këtu sepse Bundestagu ka mbajtur qëndrime kritike ndaj politikës së krtyeministrit Rama. Gjithashtu ka patur edhe kërkesa nga Partia Popullore Europiane shumë të drejtpërdrejta që administrimi i zgjedhe të ishte i pavaruar. Ndërkohë që Rama dhe regjimi i tij ka marrë vetëm propozimet e ODIHR që i konvenojnë, i shkojnë përshtat interesave të tij elektorale dhe do t'i implementojë.''

EMISIONET