Ekipi Kombëtar i Peshëngritjes nuk do të marrë pjesë në lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në qytetin e Tarragonës në Spanjë. Vendimi është marrë nga Komitetit Olimpik Shqiptar që në një njoftim thekson se kjo masë është marrë pas skandalit të dopingut që preku peshëngritjen kuqezi. Kjo ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që dje janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Sipas burimeve, tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Një ngjarje që është dënuar nga KOKSH që në një deklaratë për shtyp, ka dënuar ngjarjen e djeshme në zyrat e këtij institucioni, të cilat i cilëson të dhunshme, nga ana e disa sportistëve.

“Sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj Daniel Godelli, Krenar Shoshaj, si dhe trajnerët e tyre, uzurpuan dhunshëm ambientet e zyrave të KOKSH. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e papranueshme”,-thuhet në deklaratë.

Për këtë ngjarje, KOKSH bën të ditur se do të njoftojë edhe organizmat ndërkombëtar.

/Ora News.tv/