Kokëdhima: Të përgatitemi për një situatë më të vështirë, nuk duhen ekspertë partish

Kokëdhima: Të përgatitemi për një situatë më

Për Koço Kokëdhimën nuk duhet fjetur mbi dafina, pasi, sipas tij, nuk ka kaluar epidemia, por duhet të përgatitemi për një situatë më të vështirë.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Kokëdhima tha se mbështetja jonë për sistemin shëndetësor është modeste dhe pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë.             

Kokëdhima: Të mos flemë mbi dafina, të mos mendojmë se e kemi kaluar epideminë, apo e kemi nën kontroll atë, edhe pse masat për distancimin social janë të mira. Ne duhet të përgatitemi për të përballuar situatat më të vështira që mund të na vijnë. Askush nuk mund të thotë që e kemi kaluar pikun, por unë nuk besoj se është kështu. Duhet të jemi realistë dhe shumë seriozë, duhet të përgatitur për të përballur një pik të pandemisë. Duhet të kemi kapacitetet për t’i asistuar këta njerëz që të mos humben jetën njerëzore.  

Mbështetja jonë për sistemin shëndetësor është modeste dhe pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë. Mendoj se nuk e përballojmë këtë situatë me ekspertë partish, na duhen ekspertë me aftësi të veçanta. Na duhen ekspertë për menaxhimin e situatës.


EMISIONET