Kokainë dhe prostitucion në lokal, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

Kokainë dhe prostitucion në lokal, pranga 50-vjeçarit në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi kishte përshtatuar lokalin e tij për përdorim dhe shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mbishkrimi” u arrestuar shtetasi  I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

"Për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë - Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion. Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular", sqaron policia.

Po ashtu në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qendër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P

EMISIONET