Koka: Veprimet e Arben Ahmetajt i kanë kushtuar rëndë buxhetit

Koka: Veprimet e Arben Ahmetajt i kanë kushtuar rëndë buxhetit

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se ish-Ministri Ahmetaj mund të konsiderohet si një nga noterët më besnik të kryeministrit Rama.

Veprimet e tij, sipas Kokës, i kanë kushtuar rëndë buxhetit të shtetit.

Koka: Zt. Ahmetaj mund të konsiderohet si një nga noterët më besnik të kryeministrit Rama për mënyrën si ka vepruar. Zt. Ahmetaj ka prodhuar një seri aktesh ose keq menaxhimesh që i kanë kushtuar rëndë ekonomisë shqiptare me taksat që ka propozuar dhe mënyrën se si ka menaxhuar buxhetin. 

Një tjetër arsye, është mungesa e aftësisë së zt. Ahmetaj për të krijuar një klimë të tillë për të tërhequr investitorët e huaj. Që nga 2013-ta kemi largime masive të bizneseve me emër ndërkombëtar. Zt. Ahmetaj krenohej me çikërrima dhe një buxhet të rritur me 3.4 për qind, që në fakt është investimi i "Devollit" dhe TAP që në 2019-n përfundojnë. Rritja do të vijë vetëm nga shitja e energjisë. Dashtë Zoti do të bjerë shi se në të kundërt rritja do të jetë vetëm 2%. 


EMISIONET