Jam në krye të Ministrisë së Mjedisit për ti shërbyer vendit, por edhe Durrësit nëse do më kërkohet. Në këtë mënyrë e ka lënë të hapur mundësinë për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Durrësit ish-kryebashkiaku i këtij qyteti Lefter Koka. Në Tonight Ilva Tare ,Koka u ndal gjerësisht në çështjet mjedisore dhe aksionet e fundit të këtij institucini në mbrojtje të Mjedisit, duke veçuar nismën për pastrimin e territorit me 22 nëntor. Si e keni përjetuar sensibilitetin e qytetarëve sa i përket pastrimit? Është një nga problemet kryesore të vendit tonë. Një javë më parë patëm një takim me dy shkolla në Durrës, u ndjeva shumë mirë kur pashë që shumë të rinj kishin dëshirë ti bashkangjiten kësaj nisme. Brezi i ri pas viteve ’90 ndihen më të bashkuar për të pastrimin e vendit. Nuk mjafton, por do jenë të bashkuar mbi 100 000 të rinj, sensibilizimi do jetë më i madh. E gjithë Shqipëria do jetë në dijeni të këtij eventi. Në datë 22 Ministria e Mjedisit sëbashku me Ministrinë e Mbrojtjes do nisin një aksion për pastrimin e akseve nacionale. Unë do dëshiroja të isha në Durrës, por si Ministër Mjedisi duhet të kordinoj veprimet në mbarë vendin. Ku do i gjeni financimet për 31 zonat e nxehta? Janë 31 zona të kontaminuara, për 9 prej tyre ka një studim nga PNUD, kostoja për ndërhyrjen shkon në 650 milionë euro. Janë ndotje nga mbetjet, industria para viteve ’90, janë mbetje metalike, kryesisht në miniera në disa zona. 9 prej tyre janë në pronësi të shtetit, pjesa tjetër janë të dhëna me koncesion dhe në bazë të detyrimit ligjor ndotësi paguan. Kjo është një detyrë edhe e Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë.Ne kemi një plan për këto 9 zona. Këto janë zona relativisht të rrezikshme. I keni në kotroll aktualisht? Absolutisht jo. Në 2010 ka pasur kontakt me disa donator dhe është ofruar largimi i mbetjeve vetëm për zonat në adminsitrim të shtetit. Mjedisi në Shqipëri ka shumë probleme, tre komponentët kryesorë janë të ndëshkuar shumë rëndë. Mos do ishte ide e mirë tu thonim po armëve kimike? Mund të ishte një alternativë. Por frika kolektive që shoqëroi një pjesë të popullit ishte fakti se ne jemi një zonë shumë e ndotur. Çdo gjë që mund ti shërbente këtij pastrimi do të ishte pozitive por jo aq sa të rrezikojë qytetarët. Dimensionet e protestës ishin ndoshta jo ato për cfarë bëhej fjalë nga keqinformimi. Besoj që fitoi demokracia, është një nga rastet e pakta që ka ndodhur një proteste e atij niveli, për më tepër aq të paqta. Mos duhej menaxhuar më mirë situata për informimin e popullësisë? Opinionet janë të ndryshme. Në dijeninë time Kryeministri shqiptar rreth datës 5 nëntor komunikoi në Këshillin e Ministrave bisedën me sekretarin amerikan të shtetit. Ishim në diskutime. Në rrugë ligjore Kryeministri do ta bënte prezent në fund. Reagimi i qytetarëve erdhi pikërisht në këtë fazë, kur nuk kishin përfunduar diskutimet me ndërkombëtarët. Ka qenë i informuar zoti. Meta? Rreth datës 5 kryeministri ka informuar qeverinë që duhet të ketë informuar edhe kreun e Kuvendit. Të dy kanë qenë në sintoni të plotë, për të mos vënë në rrezik jetën e qytetarëve. A i cënon marrëdhëniet me SHBA refuzimi i armëve? Nuk besoj se do ketë pasoja. SHBA kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm në zhvillimet demokratike në Shqipëri. Besoj se do ndihen akoma mirë kur një Kryeministër di të respektojë vullnetin e qytetarëve. Po opozita? Opozita luajti politikisht. Kërkoi të rrisë sensibilietin e qytetarëve për kapital politik. Ishte një protestë në sallën e parlamentit jashtë çdo norme të një përfaqësuesi të parlamentit. Ata duhet të ishin të fundit që të merrnin vendimin sëbashku me Kryeministrin Rama. Ka zëra se do ketë lëvizje në radhët e deputetëve, jeni në dijeni? Nuk jam në dijeni. Por kjo sdo jetë risi, nuk e konsideroj si diçka anormale. Cfarë do bëhet me mandatin e deputetit për ju Minsitrat? Ka qenë një dakordësi e zotit Rama me zotin Meta që Minsitrat të dorëzojnë mandatin e deputetit. Në momentin që të na kërkohet do ta dorëzojmë, jo të gjithë njëherazi, por në disa seanca. Ka përceptime që ju shkon më shumë kostumi i kryebashkiakut sesa i deputetit të Durrësit? Jam i bindur që suskesi do jetë po i njëjtë edhe në krye të Ministrisë. Do jeni kandidat për kreun e bashkinë Durrës në zgjedhjet e ardhshme? Është shumë shpejt për të folur për këtë, gjithsesi nuk jam unë që mund të flas. Unë bëj pjesë në një formacion politik dhe sot ky formacion është një aleancë me një tjetër forcë politike dhe ndarja e qyteteve do jetë e një marrëveshje politike dhe është shumë shpejt ta mendoj sot. Tani ndihem i vullnetshëm për ti shërbyer vendit dhe për ti shërbyer edhe Durrësit nëse do më kërkohet. 22 nëntori, mjafton një ditë në vit për të pastruar Shqipërinë? Nuk është kjo dita që do pastrojmë Shqipërinë, është dita që sensibilizohen mbarë vendi , natyrisht ka dhe rezultat. Shqipëria prodhon në vit 1 mln 350 ton mbetje, 1 mln mbetje urbane dhe 350 ton mbetje interte. Ka ligj. Menaxhimi nuk vjen vetëm nga Ministria, është ndërthurje institucionale dhe është për të ardhur keq që shumica e komunave janë ineficente, kanë një staf të paaftë për të menaxhuar situata të atyre parametrave. Duke ju referuar Durrësit, komuna e Rreshbullit ka një sipërfaqe më të madhe se vetë qyteti i Durrësit , e cila ka adminsitratë të cunguar me njerëz joprofesionistë. Ligji i menaxhimit të mbetjeve ndëshkon kryetarët e komunave dhe bashkive nëse nuk respektojnë këtë ligj. Firmat e huaja që njerrin naftë në Patos-Marinsë, për ndotjet dhe lëkundjet që ato shkaktojnë do merrni masa? Në listën e këtyre eshtë dhe kjo zonë, ëhstë një nga zonat më me ndotje, do ndërhyhet shumë shpejt. Kemi vetëm 2 muaj dhe në këtë kohë kemi këkruar mbylljen e furrave gëlqerore, kemi bllokuar disa impiante të mbetjeve lumore. Kemi 200 impiante që nxjerrin në mënyrë të paligjshme shfrytëzojnë shtretërit e lumenjeve. Elbasani, metalurgjia prodhon ndotje, ka plan ti thuhet stop, Elbasani është kancer nga ndotja si do ta ulni këtë ritëm tragjik? Elbasani është një nga zonat më të ndotura, është industria e celikut, cimentos dhe mbetetjet pranë Shkumbinit. Industria e celikut do jetë në monitorim të rreptë, agjencia kombëtare e mjedisit do jetë prezent në gjithë industritë dhe masat do jenë drastike. Mund të revokojmë lejen e mjedisin sic ndodhi me guroret në Krujë, revokuam lejen e mjedisit dhe ata smund të ushtrojnë më aktivitet. Urdhëri për të prishur cdo gurore, për shkak të armëve kimike smori vëmendjen e duhur, është e ligjshme? Sigurisht revokimi i lejeve vjen në përputhje me ligjin. Një gurore kërkon të pajiset me një leje minerare nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Nga verifikimi në terren u vërejten këto dhe u revokuan 24. Janë bllokuar dhe u është dhënë një muaj për të cmontuar impiantet, me 15 nëntor do të hiqen. Patëm mirëkuptim shumë të mirë me pronarët e furrave gëlqerore, ne jemi për të formalizuar çdo aktivitet për një shfrytëzim të natyrës për të shkuar paralel me zhvillimin ekonomik. Nuk mund të paragjykoj nëse kanë qenë të drejta 200 leje të dhëna, por sot gjendeminë një situatë të tillë. Nëse në Shqipëri ka nevojë për 1.5 mln metër kub dru zjarri, prodhimi është 700 metër kub. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm sdo ketë më pyje në Shqipëri, pra nëse nuk ndërhyhet me moratorium vetë natyra do na ndëshkojë. Për pyjet e Pukës cfarë masash do merrni? Jo vetëm Puka ka dhe qytete të tjera Mirdita, Korca, Pogradeci. Ministria e Mjedisit me Ministrinë e Brendshme kanë ngritur grupe të përbashkëta, 30 postoblloqe në akset kryesore të vendit që kanë sekuestruar në një muaj e gjysëm 1 000 metra kub dru të prera në mënyrë të paligjshme.

/Ora News.tv/