Koka e një striptisteje është gjetur nga fëmijët ndërsa luanin në një rrugë në Rusi.

Ata panë tmerr me sy ndërsa koka e 19-vjeçares Elizaveta u hodh nga kati i 12-të i një blloku banesash.

Elizaveta punonte në një klub striptizmi në Chita, Rusi.

Një 28-vjeçar, i cili dyshohet se hodhi pjesë e saj të copëtuara të trupit nga ballkoni, u arrestua nga policia.

Fillimisht ai hodhi rrobat e mbuluara me gjak pastaj kokën e saj.

Ndërsa disa nga mbetjet e trupit të saj u hodhën në çatinë e bllokut 15 katësh të pallateve në Bogomyagkova Street.

Mediat raportojnë se 19-vjeçarja ishte e dashura e të arrestuarit.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen makabre të vajzës.

/Ora News.tv/