Koha për sjellje institucionale

Koha për sjellje institucionale. Vendimmarrjet individuale në përmbajtje dhe në komunikim, përbëjnë deformim nga parimet e shtetit të së drejtës, cenon liritë kushtetuese, dobëson institucionet, krijon precedentë negativë në memorien shtetërore, injoron parimet e transparencës dhe llogaridhënies si dhe si të tilla, janë akte të abuzimit me pushtetin.

Instituti i Studimeve Politike apelon rikthimin në shtratin kushtetues e ligjor të aktivitetit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, të Qeverisë, të Ministrave dhe institucioneve të tjera të përfshira.

 ISP apelon Kuvendin të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv edhe në situatën sipas neneve 170-174 të Kushtetutës së Shqipërisë.



EMISIONET