Koçi: Konferenca e Pezës shans i humbur për nacionalistët shqiptarë

Koçi: Konferenca e Pezës shans i humbur për nacionalistët

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se për nacionalistët shqiptare ishte shans i humbur Konferenca e Pezës, ndërsa studiuesi Auron Tare thotë se anglezët u përpoqën që Draza Mihajlovic ta lidhnin me nacionalistët shqiptarë

Dorian Koçi: Komunistët në shtator të 1942 ende nuk ndiheshin e nuk ishin shumë të fuqishëm saqë të ushtronin kontroll në të gjithë vendin. Në elitën politike shqiptare kishte diçka tradicionale, njerëz që ishin administratë, por që quheshin dhe nacionalistë. Këto lloj gjërash më vonë, do të ndikonin shumë. Në këtë kontekst Partia Komuniste u mundua të shfrytëzojë. Por, unë jam i mendimit nëse forcat nacionaliste shqiptare, do ta kishin marrë shumë seriozisht Konferencën e Pezës, për të pasur edhe ata një përfaqësim të fortë politik. Konferenca e Pezës ishte një shans i humbur për nacionalistët shqiptarë.

Auron Tare: Anglezët u përpoqën që Draza Mihajlovic ta lidhnin me nacionalistët shqiptarë dhe ka korrespondencë me shkresa midis Draza Mihajlovic dhe nacionalistëve. Pra, Fronti Nacionalist po bënte aleancat e veta, sikundër Fronti i Majtë. Dhe ajo që partizanët kanë bashkëpunuar me jugosllavët, e për këtë janë të këqij, nuk është e vërtetë.

EMISIONET