Koalicioni qeverisës në Kosovë, Rama: S'jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana

Rama i ka rekomanduar kryeministrit Hoti dhe liderët e PDK-së për përfshirjen e tyre në bashkëqeverisje sidomos pas dorëheqjes së presidentit Thaçi pas disa muajve

Në konferencën për median Edi Rama mohoi ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kosovës.

Edi Rama:  "E di që ka politikanë dhe udhëheqësa që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin,ndërkohë që kanë përgjegjësi të drejtojnë partinë e tyre, por unë nuk jam ndër ata. Unë nuk kam asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që t'ju tregoj miqve, vëllezërve, kolegëve në Kosovë se cfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrimin e jetës politike.

E para nuk mendoj se jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana, si të qeveriset Kosova, edhe pse në hapësirën shqiptare ka shumë individë që mund të drejtojnë edhe botën nëse do të kishin disponiliteitin e dëgjimit nga liderët botërorë. Është e drejtë e tyre a e ngushtojnë, a e zgjerojnë qeverinë, a zgjedhin dicka tjetër, kjo është absolutisht e drejta dhe detyra e tyre. Nuk është e drejta dhe detyra ime të jap mend, apo të bëj komente. Unë kam komentuar dhe mund të komentoj vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë diplomatike

EMISIONET