Koalicioni qeverisës gjerman në pikëpyetje

Koalicioni qeverisës gjerman në pikëpyetje

Themelet e qeverisë gjermane janë tronditur nga lajmi se një prej kryetarëve të koalicionit do të japë dorëheqjen.

Shefja e socialdemokratëve, Andrea Nalës, njoftoi të dielën pas konsultimeve me grupin parlamentar, se nuk ka më mbështetjen e nevojshme për të ushtruar detyrat e kryetares.

Ajo shtoi se të hënën do të heqë dorë nga funksioni, ndërsa një ditë më pas do të hapet gara për kreun e grupit parlamentar.

Largimi i Nalës vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në zgjedhjet europiane, ku socialdemokratët e saj u zhvendosën nga ambientalistët në vendin e tretë, duke marrë më pak se 16 për qind të votës apo duke humbur bastione të cilat i mbanin që nga Lufta e Dytë Botërore.

Popullariteti i partisë filloi të bjerë që dy vite më parë, kur u deklarua se do të vijohej partneriteti me bllokun konservator të kancelares Angela Merkel.

Kritikët brenda partisë kanë kërkuar që kësaj aleance t'i jepet fundi sa më shpejt, për të rifituar besimin e humbur të votuesve.

Ish-ministrja e Punës u caktua si e para grua në udhëheqje të partisë 156-vjeçare në prill të vitit të kaluar, me largimin e papritur të kryetarit Martin Shulc.

Prej vitit 2013, të majtët me mbi 150 deputetët e tyre qeverisin vendin së bashku me kristiandemokratët dhe kristiansocialistët.

I ashtuquajturi "koalicion i madh" numëron 398 mandate në Bundestagun gjerman, dhe një kalim i mundshëm i SPD-së në opozitë do i mohonte shumicën qeverisëse kancelares Merkel.

EMISIONET