KLSH kallëzon në Prokurori 5 ish-regjistrues hipoteke

KLSH kallëzon në Prokurori 5 ish-regjistrues hipoteke

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 5 ish-regjistrues hipotekë së Kavajës.

Sipas KLSH ata kanë regjistruar pasuri me AMPT pa dokumentacionin e duhur ligjor.

Një sipërfaqe 162851 metra katrorë, me dokumente të parregullta e kanë kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë. 

Gjithashtu KLSH njofton se 5 ish-regjistruesit kryen tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë.

"Ata regjistruan objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit Kompesntimi të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimti dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve të kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll,"-raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Padia është ngritur nga S.C, me detyrë ish-Regjistrues, F.M, me detyrë ish Regjistruese, A.Q, me detyrë ish Regjistrues, F.Gj, me detyrë ish Regjistrues, A.M, me detyrë ish Regjistrues dhe ndaj D.K, me detyrë ish-Specialist Hartograf, të cilët akuzohen se në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe shkelje të dispozitave ligjore,
kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH ka përcjellë indicie penale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë me të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

EMISIONET