Klosi takon turistin e lënduar në Theth

Klosi takon turistin e lënduar në Theth

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi vizitoi në spitalin e Shkodrës turistin polak, të aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në Theth. Gjatë vizitës, ai kërkoi reagim më të shpejtë dhe rritje të përgjegjësisë së institucioneve në shërbim të vizitorëve.

Turistët që kanë pësuar incidente apo aksidente në Shqipëri kanë marrë mbështetjen dhe vlerësimin e ministrit Blendi Klosi. Pas spanjollëve që u goditën nga Kokëdhima në Porto Palermo janë dy polakë që vunë në alarm administratën pasi humbën në Theth.

 Në ndihmë u kanë ardhur banorët e zonës, ndërsa një prej tyre ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e terrenit të vështirë.

Në spitalin e Shkodrës u vizituan nga ministri Blendi Klosi i cili i bëri dhuratë një pije tradicionale shqiptare.

Klosi: Arsyeja që ishim këtu   është për ti shprehur atij dhe familjarëve të tij shërim të shpejtë dhe për ti uruar me një konjak tradicional shqiptar që të kujtojë pak më shumë Shqipërinë.

Rritja e numrit të turistëve sipas Klosit duhet të përkthehet me më shumë përgjegjësi prej administratës.

Klosi: Ka ardhur koha që të vendosim më shumë rrgulla në menaxhimin e strukturave tona që organizojnë turistët. Ka ardhur koha që të punojmë më shumë me operatorët turistik për të vendosur standarde evropiane në menaxhimin e guidave profesionale që shoqërojnë turistët. 

Shoqata e Tur Operatorëve ka bërë të ditur se do tu sigurojë ndihmë për transportin dy turistëve polakë. 

EMISIONET