Klosi: Sistemi i klasifikimit për strukturat akomoduese, sipas standardeve ndërkombëtare

Klosi: Sistemi i klasifikimit për strukturat akomoduese, sipas standardeve

Ministri Blendi Klosi premtoi se klasifikimi i strukturave akomoduese për turizmin do të përfundojë së shpejti. Pas shqetësimit të ngritur nga grupet e interesit, kreu i Turizmit deklaroi se me vendimin e fundit të qeverisë sistemi i klasifikimit për strukturat akomoduese do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare. Ndërsa theksoi se ky veprim është i rëndësishëm për të përfituar lehtësi fiskale si dhe për të luftuar informalitetin.

Dezisektimi ishte një tjetër shqetësim që u ngrit nga grupet e interesit.

Në dy javët e para të muajit qershor në vend kanë hyrë mbi 431 mijë vizitorë, por pavarësisht kësaj ministri i Turizmit, Blendi Klosi shprehet skeptik lidhur me ecurinë e sezonit turistik këtë verë për shkak të situatës politike.

EMISIONET