Klosi rrëzon vendorët: Lejet e Mjedisit i jep Ministria, online nga 2020

Klosi rrëzon vendorët: Lejet e Mjedisit i jep Ministria, online nga

Lejet e mjedisit kanë sjellë përplasjen e radhës mes qeverisë dhe bashkiakëve. Janë 5500 subjekte që me ligjin aktual duhet të marrin licencën e posaçme, por Ministria e Mjedisit propozon që leja ti kalojë ekzekutivit përmes dy lejeve të tjera mjedisore.

Klosi: Ne mendojmë që ata që duhet të kenë leje mjedisore janë ato subjekte që realisht dëmtojnë ose kanë pritshmëri që mund të dëmtojnë mjedisin. Për këtë kemi leje të tipit A dhe B, të cilat nuk mund të jenë pjesë e një sistemi tjetër përveç sistemit të mjedisit. Ajo që ne kundërshtojmë në kërkesën e bashkive për të marrë ata lejen e tipit C është mosdakordësia në radhë të parë që të vazhdojë të ekzistojë një leje e tepërt në numër kaq të madh subjektesh.

Për të shmangur abuzimet në administratë, kreu i Mjedisit deklaroi se duke filluar nga viti i ardhshëm të gjitha lejet mjedisore do të jepen online.

Klosi: Sa më pak kontakt i drejtëpërdrejtë i administratës me biznesin do ta lehtësojë raportin e biznesit karshi lejet mjedisore. Masa e parë që kemi paraqitur në ndryshimin e vendimit të Këshillit të Ministrave është bërja online e të gjitha lejeve mjedisore.

Një tjetër propozim ishte dhe heqja nga qarkullimi i qeseve plastike. Ky projekt do të nisë zbatimin në vitin 2020.



EMISIONET