Klosi: Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj

Klosi: Për herë të parë në Shqipëri, shkollë

Nga Vlora, ku ishte i pranishëm për të ndjekur garën me vela, që u zhvillua sot nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit, ministri Klosi dha lajmin se për herë të parë në Shqipëri do të hapet shkolla e velave për të edukuar brezat e rinj, që ta duan dhe ti shërbejnë detit.

Klosi: Sot është një ditë shumë e bukur, sepse kanë ardhur 24 varka me vela për të bërë garë nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit. Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin.

Për të nxitur këtë iniciativë të re, sipas ministrit duhet të kemi politika të reja fiskale përsa i përket afrimit të porteve dhe marinave shqiptare për investime dhe po ashtu për shfrytëzim nga barkat e ndryshme.

Klosi: Me konsullatën italiane kemi punuar që kjo të jetë pjesë edhe e Cooperazionit Italian për të na dhënë mbështetje në marrjen e leksioneve për zhvillimin e turizmit në det, nga industritë më të zhvilluara në Itali. Prandaj duam shumë që strategjia jonë e re, ekonomia e detit të marrë sa më shumë impulse nga kjo jetë e përditshme që zhvillohet edhe sot në qytetin e Vlorës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se në këtë edicion të dytë, Regata vjen me një itinerar te plore dhe me risi.

Leli: Risia e të ofruarit brezit të ardhshem kursin e varkave me vela, duke ju mundësuar fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e Bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç  kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar më tepër kapacitete turistike në Vlorën e së ardhmes.

EMISIONET