Klopp tregon bisedën me Shaqirin, zbulon destinacionin e shqiptarit

Klopp tregon bisedën me Shaqirin, zbulon destinacionin e shqiptarit

E ardhmja e Xherdan Shaqirit ka ngjallur thashetheme të mëdha në shtypin britanik.

Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës nuk po kalon një moment të mirë te Liverpool. Kjo duket se ka sjellë pakënaqësi te ai, me mediat që paralajmërojnë largimin e tij. Diçka e cila nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të "The Reds", Jurgen Klopp, që në një deklaratë ka hedhur poshtë gjithçka.

"Vetëm spekulime. Ai është mirë këtu. Ka një të ardhme në "Anfield". Ne kemi biseduar dhe i kemi premtuar më shumë minuta," u shpreh shkurtimisht gjermani.

Shaqiri po vuan dëmtimet e njëpasnjëshme në këto javë të para të sezonit 2019-2020 dhe shumë klube kanë nisur të bëjnë sondazhe për të arritur te 28-vjeçari nga Gjilani.

EMISIONET