Ku do që shkon, në rivalitetin e trajnerëve do të mbetet sërish Pep Guardiola.

Për rivalin e tij në Premier League, Jurgen Klopp, tekniku spanjoll mbetet më i miri në botë.

Një nga rivalitetet më të mëdha në vitet e fundit në futboll, në konkurrencën e trajnerëve, ka qenë ajo mes Klopp dhe Guardiolës.

Pasi rivalizuan njëri-tjetrin në Gjermani, dyshja u përballen edhe në Premierligë, ku të dy patën sezonet e tyre dominuese.

“Unë respektoj Guardiolën që ai po bën. Kur përballemi unë dua që ta mposht. Por, unë nuk kam asnjë problem për të thënë mendimin tim 100% të sinqertë se ai është trajneri më i mirë i epokës sonë. Nuk është problem për mua. Kjo nuk më ulë vetëbesimin”, ka thënë Klopp.

Klopp ka fituar luftën e këtij sezoni në Premierligë, duke u shpallur kampion me Liverpool, por në ndeshjen e parë si kampion, ai u gjunjëzua nga Guardiola, duke pësuar humbje të thellë me rezultatin 4-0.

/Ora News.tv/