"Shtatë vite sukses të shkatërrojnë karrierën", Klitschko sulmon ashpër Fury-n

"Shtatë vite sukses të shkatërrojnë

Vijon dueli në distancë mes dy kampionëve të botës në boksin profesionist, Wladimir Klitschko dhe Tyson Fury. Këtë herë ishte radha e ish-kampionit të peshave të rënda, Klitschko për të sulmuar ashpër britanikun, i cili në nëntor të vitit 2015 i hoqi titujt.

"Nëse doni të shkatërroni një person ose një kompani, jepni atyre shtatë vjet sukses. Disa njerëz kanë nevojë për shtatë vjet, njerëz të tjerë kanë nevojë vetëm për shtatë ditë."-tha shkurtimisht Klitschko, duke ironizuar karrierën e Fury.

Sipas mediave, Fury kishte konsumuar kokainë para se të futej në ring dhe për këtë fakt, Klitschko kërkon që t'i rikthehen titujt, që deri më tani nuk ka ndodhur.

EMISIONET