Kualifikimi i kompanisë “Salillari” nga Komisioni i prokurimeve Publike për ndërtimin e nënkalimit në sheshin "Shqiponja" duket se është një tjetër përplasje klanesh në nivele të larta. Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike thekson se  në Shqipëri fituesit e tenderave janë të paracaktuar dhe kjo ndikon direkt në rritjen e nivelit të borxhit publik. Preçi bën apel që të zbatohet ligji me korrektesë e të bëhet transparencë pasi të gjitha këto fatura do të paguhen nga para e shqiptarëve.

Abuzimet dhe skandalet me projektet e rëndësishme të rrugëve janë kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë e shqiptarqëve. Rasti më i fundit ka qenë kualifikimi i kompanisë "Salillarri" për ndërtimin e nënkalimit në Unazën e Re në një kohë që ishte skualifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pasi nuk plotësonte kriteret.

Drejtori i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike, Zef Preçi, deklaron se  në Shqipëri fituesi është i paracaktuar duke shkaktuar luftë klanesh  në nivele të larta.

Zef Preçi: Përplasja midis lobeve të biznesit, midis oligarkëve, midis klientëve të qeverisë është ngjitur në nivelet më të larta dhe nuk pyet më për rregulla, por gjurmon paranë. 

Madje  eksperti i njohur thekson se në shumë raste kriteret për pjesëmarrje në tendera janë përshtatur për kompanitë e mëdha.

Zef Preçi: Kriteret për pjesëmarrje në tendera janë përshtatur për kompani apo grupime të caktuara. Kjo tregon se shkalla e ndikimit të oligarkisë në vendimmarrjen e qeverisë është rritur dukshëm dhe paracakton fituesit.

Zef Preci deklaron se në Shqipëri mungon transparenca në zhvillnim e garave duke ndikuar direkt në rritjen e nivelit të borxhit publik.

Zef PreçiTë rritet distanca, apo të vendosen vija kufizuese të qarta midis lobistëve, oligarkëve dhe atyre që pretendojnë që kanë ofruar shërbimin e tyre.

Kompania "Salillari" është kualifikuar për këtë projekt vetëm pak ditë pas dorëheqjes së drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar e cila e kishte skualifikuar këtë kompani.  

/Ora News.tv/