Kjo është fatkeqësia më e rëndë në histori, nuk u bë dot asgjë për 30 njerëz

Kjo është fatkeqësia më e rëndë në histori,

Autoritetet kineze po përpiqen të menaxhojnë atë që mund të quhet si fatkeqësia më e rëndë mjedisore në histori, pasi një tanker nafte shpërtheu në det të hapur.

Bëhet fjalë për anijen iraniane "The Sanchi" e goditur gjatë fundjavës dhe që është përmbytur tashmë.

"Sanchi" mbante një sasi prej 136,000 ton, ose afërsisht 1 milion fuçi, të kondensatës, një forme e lehtë të naftës shumë e ndezshme.

Anija u rrëzua pasi u godit nga CF Crystal, një transportues i regjistruar në Hong Kong, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ ) pas erërave të forta më 6 janar.  

Një zjarr i zgjatur i bëri përpjekjet për shpëtim të pamundura.

Tankeri më në fund u mbyt më vonë të dielën pas një zjarri të ri dhe më intensiv, duke dërguar tyl të dendur të zi 1 km në qiell mbi Detin e Kinës Lindore.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u anulua të hënën dhe ekuipazhi i 30 iranianëve dhe dy nga Bangladeshi mendohet të kenë vdekur pas incidentit.

Operacioni i pastrimit për të kontrolluar rrjedhën, që shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 129 kilometra katrorë, është penguar nga zjarret dhe shpërthimet e përsëritura.

EMISIONET