Dy shqiptarë, përkatësisht me 23 dhe 27 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Forli dhe Meldola, të akuzuar për grabitje banesash.

Të enjten e kaluar, disa policë pritën shqiptarët Alfons Bibaj dhe Ndue Selmanaj, teksa do të zhvillonin grabitjet e radhës. 

Kur u mbërthyen, ata shpërthyen në dhunë ndaj policëve në përpjekje për të shpëtuar.

Gjatë kontrollit të rrobave të tyre, u gjetën bizhuteri të shumta, rezultat i dy vjedhjeve që ndodhën disa orë më herët.

Inspektimi i shtëpisë së tyre, ka bërë të mundur zbulimin e sendeve të shumta me vlerë mbi 10 mijë euro.

Në makinën e përdorur prej tyre, gjithashtu u gjet një gurë fresibël, i përdorur për të prerë kasaforta.

Kontrollet e mëvonshme kanë zbuluar se ndaj njërit prej tyre ishin lëshuar dy urdhër-arresti evropian, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëve luftarake.

/S.Ll/



/Ora News.tv/