Kishte vetëm 1% shans për të shpëtuar nga koronavirusi, pacienti zero lë spitalin pas 64 ditësh

Gregg Garfield, 54 vjeç nga Kalifornia ka qëndruar rreth dy muaj në spital nga koronavirusi dhe kishte vetëm 1% shans për të mbijetuar, por ai ia arriti t’ja dilte duke u larguar  nga spitali ditën e premte.

Garfield qëndroi në spital 64 ditë dhe 31 prej tyre i kaloi lidhur me një ventilator. Ai gjithashtu u vlerësua si "pacienti zero" në Providence St. Joseph Center Center në Burbank, rreth 10 milje në veri të Los Angeles.

Garfield u shtrua në spital pas një udhëtimi në Italin në muajin shkurt.

"Sëmundja nisi dhe filloi të hantë të gjallë gjithë sistemin tim imuntar”, është shprehur Garfield për median lokale KCAL-TV në Los Angeles.

Motra e tij, Stephanie Garfield Bruno, tha për KABC-TV se katër pjesë të ndryshme të mushkërive të tij janë shkatërruar dhe nuk është fizikisht i aftë për të ecur.

Pas përmirësimit të tij, ai dëshiron që t’i njoftojë të gjithë njerëzit se koronavirusi është një kërcënim i vërtetë dhe të përpiqen të kujdesen sa më shumë për veten duke mos neglizhuar asnjë këshillë që është dhënë nga ekspertët.

EMISIONET