Kishin nevojë për intimitet, pas 10 vitesh përpjekje pandat çiftëzohen në mënyrë natyrale

Në 2007 në kopshtin zoologjik të Hong Kongut erdhën dy panda të quajtura Le Le dhe Ying Ying.

Por pavarësisht përpjekjeve të shumta të rojtarëve që të dyja pandat të çiftëzoheshin në mënyrë natyrale, kjo nuk u realizua për 10 vite rresht.

“Direkt pas mbylljes së kopshtit zoologjik nga koronavirusi, pandat kanë filluar të çiftëzohen, kjo do të thotë që atyre nuk i ka pëlqyer popullariteti dhe lëvizja e madhe. Ata kërkonin pak intimitet për ta bërë një gjë të tillë", tha Michael Boos, drejtori ekzekutiv i operimit dhe konservimit zoologjik.

Z. Boos shtoi se kjo është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë.

"Procesi i suksesshëm i çiftëzimit natyror sot është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë ne, pasi mundësia e shtatzënisë përmes çiftëzimit natyror është më e lartë se sa nga inseminimi artificial”.

Stafi tani po monitoron nga afër trupin e Ying Ying dhe ndryshimet në sjellje për të parë nëse ajo mund të mbetet shtatzënë.

Pandat konsiderohen një specie në rrezik zhdukje dhe ka vetëm 1.864 të tilla në botë sipas parashikimeve të Fondacionit Botëror të Jetës së Kafshëve.

EMISIONET