Kiribatu, një republikë ishullore në Paqësorin Qendror me 116 mijë banorë dhe dhe Republika Vanuatu në jug të Oqeanit Paqësor janë dy anëtaret e reja të INTERPOL, ndërsa Kosova dështoi të jetë pjesë e saj, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahet në Dubai.

INTERPOL tani numëron 194 shtete anëtare. Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.



/Ora News.tv/