Kini kujdes nga kanabisi i blerë në rrugë, ja çfarë sëmundjesh ju shkakton

Kini kujdes nga kanabisi i blerë në rrugë, ja çfarë

Pjesa më e madhe e kanabisit e shitur në rrugët e Madridit është e kontaminuar me nivele të rrezikshme të materieve fekale, thotë një studim.

Në 90 qeset e blera në kryeqytetin spanjoll, analistët gjetën gjurmë të bakterit E.Coli dhe të kërpudhës "Aspergillus", përgjegjëse për sëmundje të ndryshme.

Kanabisi ishte i paketuar në disa qese të vogla konsiderohet si shkelësi më i keq për shkak të mënyrës së kontrabandimit në vend.

Rreth 40% e tyre gjithashtu kishin aromën e fekaleve, tha autori kryesor i studimit.

Blerja, shitja dhe importimi i kanabisit është kundër ligjit në Spanjë, megjithëse është teknikisht e ligjshme ta rritësh atë për përdorim personal, me kusht që të mos jetë e dukshme në publik dhe ta konsumosh atë privatisht.

Çfarë është kërpudha Apergillus?

Kërpudha Aspergillus shkakton sëmundje alergjike, sëmundje të frymëmarrjes dhe infeksione të qarkullimit të gjakut.

Kjo kërpudhë rritet në bimë, në tokë, në materie bimore të kalbura, në pluhur shtëpie dhe në materiale ndërtimi.

EMISIONET