Kinë, shembet hoteli në karantinë, dhjetra persona të bllokuar nën gërmadha
Një operacion shpëtimi po zhvillohet në Kinë pasi një hotel u shemb në juglindje të vendit, në qytetin Chuanzhou, provinca Fujian, sipas mediave ndërkombëtare.
Sipas raportimeve nga bashkia, rreth 70 persona u bllokuan nën rrënoja. Ekipet e kërkimit kanë arritur të shpëtojnë 38 persona deri më tani.
Shkaku i shembjes së hotelit nuk është bërë i ditur deri më tani.
Ndërtesa do të shërbente si karantinë për të vazhduar trajtimin shtesë për pacientët e rikuperuar nga koronavirusi.
Hoteli kishte gjithsej 80 dhoma dhe përbëhej nga gjashtë kate dhe një bodrum.
Rreth 700 persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.
